Fatmir Spahiun e shpallin të vdekur

Mediale Vip

Fatmir Spahiun e shpallin të vdekur

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 11:01
Fatmir Spahiu

Fatmir Spahiu, i njohur më mirë si ‘Oki’ është i gjallë.

Pas disa raportimeve dhe mesazheve në rrjetin social në Facebook se ka ndërruar jetë, aktori ka reaguar duke hedhur poshtë këto spekulime.

Aktori ka thënë se nuk i duket aq tragjike pasi që disa prej portaleve për përfitime materiale bënë lajme të tilla.

Ndryshe, aktori ka filluar xhirimet në serialin e mirënjohur ‘Kafeneja Jonë’, i cili do të transmetohet çdo javë nga një dhe do të transmetohet në Gjirafa.com.

Image
Ky është mesazhi i plotë i Fatmir Spahiut

Miq!Sot disa faqe, portale apo spo di cka me ju thane qe kishin nje numer te madh te ndjekesve kane dal me nje titull interesant pas te cilit nuk fshihej asnje shkrim pos mundesise per me bo share! Titulli i shkrimit ishte keshtu ” TRAGJIKE, NDRRON JETE FATMIR SPAHIU “Me ju thane te drejten une nuk e mora edhe aq te rende, bile bile me disponoj dhe e rriti humorin, por kjo kishte shqetesuar shume miq te cilet e kane hanger gracken e nje faqeje apo portali qe ne mungese kreativiteti ben gjera te tilla, por i garantoj qe klikime do te fitone edhe me ndonje titull tjeter, psh Fatmir Spahiu ne pllazhen nudo apo edhe ndonje tjeter! Pra te dashur, jam shnosh e mire, dhe keshtu do te jem deri sa ta ken shkru perendia e lume!Rrnofshi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat