Një vjet dizajnim për unazën e martesës së Angelina Jolie

Mediale Vip

Një vjet dizajnim për unazën e martesës së Angelina Jolie

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 17:20
Angelina Jolie

Detaje të shumta priten të zbulohen rreth çështjes së divorcit të çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Por kur dashuria e tyre u bë publike zgjedhja mahnitëse e një unaze nga Brad Pitt, duket se reflektoi në mënyrë të përkryer në ndjenjat e tij për aktoren e bukur.

Në këndvështrim të parë, nëse shikohet, unaza në fjalë e të cilën Brad i dhuroi dikur Angelina Jolie me rastin e fejesës, ishte thjeshtë persosshmëri.

Diamante, dashuri dhe shumë kujdes ishte plani i Pitt, së bashku me argjendarin Robert Procop, që u mori plotë një vit për ta krijuar një unazë të tillë në detaje perfekte.

E unazën në fjalë pati fatin ta gëzonte aktorja Angelina Jolie. Ajo kushtoi plotë 250 mijë dollar amerikan.

Fotografia e mëposhtme tregon në detaje se pse kjo unazë u mori kaq shumë kohë dizajnuesit Pitt dhe argjendarit Procop për ta punuar në mënyrë perfekte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat