Jason Statham pranon sfidën e ’22 shtytjeve’

Mediale Vip

Jason Statham pranon sfidën e ’22 shtytjeve’

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:02
Jason Statham

Jason Statham, 49 vjeçar sigurisht nuk ka zbutur fjalët e tij, kur ai pranoi emërimin nga shoku i tij Guy Ritchie për ‘22 Push-Up Challenge’ (sfidën prej 22 shtytjeve) për të rritur ndërgjegjësimin për 22 ushtarë amerikanë në shërbim, të cilët bëjnë vetëvrasje çdo ditë, shkruan Daily Mail.

Aktori i “The Transporter” ankohej para kamerës: "Guy Ritchie, nuk ka asgjë më të keqe se të zgjohem me  zërin tënd rënkues në mëngjes. Unë po e pranoj sfidën tënde prej 22 shtytjeve”.

Jason ngacmoi regjisorin e filmit që e emëroi duke i thënë: "Herën tjetër që ti i bën tuajat, sigurohu se nuk je në errësirë, kështu që ne mund të shohim nëse ti me të vërtetë je duke i bërë ato apo jo", tha Jason.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat