Album i ri nga aktorja që e ka dëshmuar veten edhe si këngëtare

Mediale Vip

Album i ri nga aktorja që e ka dëshmuar veten edhe si këngëtare

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:50
Kristin Chenoweth

Aktorja dhe këngëtarja, Kristin Chenoweth, e ka publikuar albumin e saj të ri që mban titullin “The Art of Elegance”.

Fituesja e çmimeve Tony dhe Emmy e ka shfaqur një anë ndryshe të zërit të saj në këtë album që është i pesti me radhë.

“E kam ndier gjithmonë që madje edhe një vajzë e vogël nga Oklahoma mund të jetë elegante, jo vetëm në shijet e saj muzikore, por edhe në mënyrën se si i trajton të tjerët, se si vishet”.

“Gjithashtu ky album më jep shansin që të këndoj materialin që më pëlqen dhe t’i nderoj këngëtarët e mrekullueshëm, të cilët i kanë vënë vulat e tyre në këto këngë, si Ella Fitzgerald e deri te Nat King dhe Linda Ronstadt”, ka treguar Chenoweth gjatë një interviste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat