SKY IS THE LIMIT: Producenti Muzikor 17 vjeçar Rinori dëshiron të lartësohet në karrierë

Mediale Vip

SKY IS THE LIMIT: Producenti Muzikor 17 vjeçar Rinori dëshiron të lartësohet në karrierë

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 15:25
Rinor Kastrati

Që nga mosha pes vejeçe DJ i sotëm dhe Producenti Muzikor Rinor Kastrati nofka Rinor e humbi zemrën e tij në muzikë. Dhe kështu nuk është për tu çuditur që 17 vjeçari shikon ardhmërinë e tij me një suskes më afat gjate në aspektin muzikor. Dashuria e tij për muzikën kishte lindur që kurr ka qenë voglush me një talent të veçantë. Falë orëve muzikore në piano të mbajtura më parë, është shfaqur për herë të parë në skenë qysh në moshën gjashtë vjeçare dhe e kishte mahnitur publikun e tij. Me kalimin e viteve pasuan edhe shumë shfaqje të tjera si dhe shkollime të  ndryshme në lëminë e muzikës klasike dhe të popullarizuar.

Në moshën dhjetë vjeçare ka marr orë në shkollën për baterist  “Drummers Focus” nën udhëheqjen e bateristit të popullarizuar Andy Witte. Një vit më vonë, kishte nisur në mënyrë autodidakte për të mësuar prodhimin e  muzikës. Me programet e thjeshta kompjuterike, krijonte veprat e tija të para. Ai zhytej në zhanre të ndryshme muzikore dhe krijoi një numër të madh veprash muzikore.

Pasionin e tij e gjeti në Electronic Dance Music (EDM) dhe Tropical House. Mandej nuk zgjati shumë kohë kur karshi prodhimit të Beats-ave, nisi të mëson edhe DJ. E thënë, e bërë! Në bashkëpunim me Multi Award – Winning DJ & Producentin Muzikor Thies Janknecht, Rinori pati sukses që diturinë e tij të thellonte edhe më tej në këtë drejtim si dhe lidhi kontakte të rëndësishme.

Shumë anëshmërinë muzikore Rinori e dëshmoi së fundit në bashkëpunimin me motrën e tij Dafinën. Këngëtarja me zërin e saj të mrekullueshme tani më është  një Superstar. Për suksesin kotriboi edhe vëllau i saj. Ngase ai është producenti i këngës aktuale “Shot Calling”. Kënga e saj aktuale është ngritur lartë në Top Listen 10 e DJ-Charts Zvicërane si dhe kjo kënga Transmetohet shumë shpesh në TV Stacionet Muzikore MTV dhe VIVA, GoTv bile tani eshte ngritur ne vendin e 10 duke len poas shume Emra Botror. Bashkarisht ka punuar në Albumin e parë aktuale të Dafinës. Por tani Rinori dëshiron që së pari të starton me veprat e tij. Me singlin e tij “Dark Night”, e cila do të publikohet më 23 Shtator 2016, do të del për herë të parë nga hija e tonstudios. Për këtë ka formuar edhe shtëpinë muzikore “Record17”. Për të ardhmen talenti muzikor ka synime të shumta. Përpos punës si producent gjithashtu dëshiron që të qëndron prapa kamerave. Për t’ia arritur ai vendosi që vet të ketë dorë në videoklip dhe kësisoji edhe udhëheqi vet edhe regjinë.

Dajloshi nga Stuttgarti me preardhje nga Kosova jo vetëm që ka prirje për muzik, ai gjithashtu posedon talente të shumë anshme artistike. Andaj dhe sot mesazhi i tij është “Sky is the limit”.

Singli: Dark Night

Data e publikimit: 23.09.2016

Formati: Digjital

Zhanri: Dance & Electronic (EDM)

Produksioni Muzikor: Record17

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat