Pipa Middletonit i vidhen fotot intime

Mediale Vip

Pipa Middletonit i vidhen fotot intime

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 10:47
Pipa Middletoni

Në mesin e fotove janë edhe ato ku Pipa provon një fustan të nusërisë, por edhe ato ku i fejuari i saj James Mathew, është plotësisht i zhveshur.

Pipa Middleton është viktima më e re e sulmeve nga hakerët. Motrës së Dukeshës nga Kembrixhi, i janë vjedhur fotot private. Një person i panjohur u ka ofruar mediave 3000 foto të Pipa-s dhe familjes së saj mbretërore për 50 mijë funte. Në mesin e fotove janë edhe ato ku Pipa provon një fustan të nusërisë, por edhe ato ku i fejuari i saj James Mathew, është plotësisht i zhveshur.

Aty janë edhe fotot private të motrës së saj Kate dhe fëmijëve të saj George dhe Charlotte. Skotland Jard ka konfirmuar se janë duke hetuar këtë rast. Hakeri kishte ardhur deri te këto foto pasi ka hyrë në “Cloude” të Pipas dhe menjëherë ka kontaktuar mediet britanike, i gatshëm që t’ia shes atij që ofron më shumë para, ndërsa minimumi është 50 mijë funte. Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm se për shkak të ligjeve në Britani të Madhe, këto foto me siguri se do të përfundojnë në mediet amerikane, por fillimisht ua ka ofruar britanikëve.

Ai ka theksuar se është i gatshëm t’ia kthej fotot Pipa-s nëse paguan për këtë. Pipa menjëherë ka kontaktuar avokatët e saj dhe policinë. Personalitetet e famshme shpesh janë shënjestër e hakerëve, ndërsa deri më tani në situata të këtilla ishin edhe aktorja Jennifer Lawrence dhe manekinia Kate Upton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat