Fansat e bëjnë për ‘pesë pare’ Getin, ja çfarë i shkruajnë

Mediale Vip

Fansat e bëjnë për ‘pesë pare’ Getin, ja çfarë i shkruajnë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:25
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

Edhe pse në fillim e fshehën lidhjen, reperi Getoar Selimi dhe e dashura e tij Marina Vjollca, nuk po hezitojnë tashmë të mbushin rrjetet sociale me poza të tyre.

Çifti vazhdimisht publikon imazhe të përbashkëta, duke treguar kështu dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit.

Por, ka mjaftuar një fotografi e fundit që Geti ka postuar në Instagram, për të vërshuar kritikat kundër reperit, shkruan Bota Sot.

Në imazhin bardhë e zi, ku shfaqet çifti, Geti ka lënë një përshkrim në gjuhën angleze, e kjo nuk u ka pëlqyer ndjekësve të tij.

Ata e kanë këshilluar reperin që të mos ndjek shembullin e këngëtares EncaHaxhia, e cila të gjitha postimet i bën në anglisht.

 

I got mu own back

A photo posted by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

“Edhe pse i ngoj kangt tua shum klloshar po dokesh kur po shkrun n'gjuhen Angleze se prej publikut Shqiptar paguhesh mos mu bon si aj Buzz P... edhe aj Thessi Berllogit Enca ????”, ishte komenti i njërit prej ndjekësve të reperit.

Ky i fundit nuk është marrë fare me këtë koment, duke e injoruar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat