Anderson viziton Assange, e brengosur për shëndetin e tij

Mediale Vip

Anderson viziton Assange, e brengosur për shëndetin e tij

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 18:21
Aktorja Pamela Anderson

Aktorja Pamela Anderson sot ka vizituar themeluesin e WikiLeaks Julian Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Pas kësaj vizite ajo është shqetësuar për shëndetin e Assange.

Siç raporton  "Daily Telegraph", ish-ylli i serisë televizive "Rojet e plazhit” ka thënë se Assange "mbahet  shumë mirë", por shprehu shqetësim për të dhe familjen e tij.

"Unë me të vërtetë besojnë në të dhe unë mendoj se ai është një njeri i mirë dhe jam e shqetësuar në lidhje me shëndetin e tij dhe familjen e tij dhe vetëm shpresoj se në ndonjë mrekulli që ai të lirohet”, tha Anderson.

Gazeta britanike rikujton se themeluesi i sajtit WikiLeaks i cili është shtetas australian, ka më shumë se katër vjet që jeton në ambasadën e Ekuadorit e cila i ka dhënë azil politik.

Pamela Anderson është fotografuar se si hyn në ambasadën e Ekuatorit në Londër duke mbajtur ushqim në qese të letrës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat