Victoria Beckham: Edhe vajza ime 5-vjeçare ka më shumë shoqe se unë

Mediale Vip

Victoria Beckham: Edhe vajza ime 5-vjeçare ka më shumë shoqe se unë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 17:58
Victoria Beckham

Victoria Beckham është shumë e lidhur me fëmijët e saj, dhe këtë gjë në çdo intervistë të mundshme e vë në dukje. Së fundmi në një intervistë të sajën për “Vogue Australia” është shprehur se vajza e saj 5 vjeçare, Harper ka një jetë sociale më të mirë se ajo.

“Harper ka një jetë sociale më të mirë sesa unë”, ka thënë stilistja 42-vjeçare, duke shtuar se 5-vjeçarja ka shumë shokë dhe shoqe.

“Harper mëson shumë në shkollë dhe është shumë e shoqërueshme, kështu që ka shumë miq. Fëmijët e mi janë shumë të lumtur dhe kjo është shumë e rëndësishme, ata janë të lumtur, me vetëbesim dhe të sigurt në vetvete”, vijon më tej Victoria duke iu referuar edhe tre fëmijëve të tjerë, Brooklyn, 17 vjeç, Romoe, 14 vjeç dhe Cruz, 11 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat