Sofia Richie ndan yllin e “Spider-Man” nga gruaja?!

Mediale Vip

Sofia Richie ndan yllin e “Spider-Man” nga gruaja?!

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:33
Ilustrim

Sofia Richie duket se e mori veten shumë shpejt nga ndarja me Justin Bieber.

Dhe e bën këtë me një emër tjetër të njohur, por tërësisht të papritur dhe pa asnjë lloj ngjashmërie me preferencën e saj të mëparshme. Bëhet fjalë për Tobey Maguire, aktorin ameikan që u bë i famshmë me rolin e tij si “Spider-Man” në triologjinë e regjizorit Sam Raimi.

Pjesa ama më interesante nuk është marrëdhënia e artistit 41 vjeçar me vajzën 18 vjeçare të Lionel Richie. Çfarë e kthen këtë situatë në bombastike është fakti se dyshja janë fotografuar së bashku në një klub nate më 1 tetor, disa javë përpara se Maguire dhe ish bashkëshortja e tij prej 9 vitesh të lajmëronin publikisht ndarjen. Të ketë qenë kjo një nga arsyet apo Tobey thjesht po merrte veten pas ndarjes duke iu rikthyer kënaqësive të beqarit?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat