Pitt nuk nënshkruan dokumentet për divorc nga Jolie

Mediale Vip

Pitt nuk nënshkruan dokumentet për divorc nga Jolie

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 11:53
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Aktori 52 vjeçar Brad Pitt nuk do të nënshkruajë kërkesën e Angelina Jolie për divorc, dhe këtë sipas tij po e bën  për hir të fëmijëve të tyre.

Tmz raporton se aktori nuk do ti përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese,  pasi kjo do të shkaktojë damë të madhe psikologjike tek fëmijët e tyre.

Pitt, do duhej që ta nënshkruante divorcin të mërkurën, por ky afat tashmë ka përfunduar.

Tmz shkruan se Pitt dëshiron që ai dhe Jolie të kenë kujdestari të përbashkët për fëmijët e tyre, dhe kjo është arsyeja qe ai ende nuk i ka nënshkruar këto dokumente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat