Fotografia shokuese e aktores së famshme në spital pas kimioterapisë

Mediale Vip

Fotografia shokuese e aktores së famshme në spital pas kimioterapisë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:14
Shannen Doherty

Një foto bardhë e zi, në të cilën rri shtrirë në një krevat spitali, aktorja Shannen Doherty gjatë kimioterapisë, ka prekur thellësisht fansat e saj.

“Kemio nuk është e lehtë, por vazhdoj të jem e fortë dhe të luftoj,” shkruan ajo në Instagram. Por mesazhi i saj është mbi të gjitha mesazh shprese, ajo që po e ndihmon për të luftuar të keqen.

Ish Brenda e “Beverlly Hill 90210”, rrëfen betejën e saj të përditshme, pasi ajo deklaroi se është prekur nga kanceri i gjirit. Ajo ka mbushuar pak muaj më parë 45 vjeç, nuk është dorëzuar dhe ka luftuar gjithmonë kundër së keqes.

“Dita pas kemios nuk është kurrë e lehtë-shpjegon-nuk je në gjendje të kërcesh, të hash ose thjesht të mendosh. Nganjëherë kam ndjesinë sikur nuk kam dëshirë ta bëj. Por pastaj çdo gjë kalon. Shpresa është e mundur. Edhe pse të gjithë vuajnë, unë jam kurajoze, pozitive,” thotë Shannen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat