Taylor Swift i rikthehet skenës me këngën e...ish-it, Calvin Harris

Mediale Vip

Taylor Swift i rikthehet skenës me këngën e...ish-it, Calvin Harris

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:48
Taylor Swift

I vetmi koncert i Taylor Swift, i planifikuar për vitin 2016, ishte ky i mbrëmjes së shkuar për Çmimin e Madh të Formula 1 në Austin, SHBA. Dhe sigurisht këngëtarja bëri të mundur që ajo natë të ishte e paharrueshme, pasi befasoi publikun me performancën e saj të parë live me hitin e ish të dashurit Calvin Harris dhe Rihanna ‘’This Is What You Came For”. Në fakt edhe Taylor ka meritë në këtë kryevepër, sepse ajo ka shkruar tekstin, së bashku me Dj e mirënjohur Calvin Harris, ndarja e të cilëve, ishte qëndra e mediave rozë para disa muajsh.

“Si kompozitore, ndjenja më e dobishme në botë është të shkruash diçka dhe të kesh një turmë të tërë njerëzish që e këndojnë me ty, sepse ju i dini të gjitha fjalët e këngës. Unë kurrë se kam kënduar këtë këngë më parë por ndoshta është momenti ta këndojmë së bashku.”ka thënë Taylor, teksa luajti në piano dhe këndoi hitin “Thi Is What You Came For”, sikundër elektrizoi 80 mijë fansat e pranishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat