Nga një lypës në aktor i famshëm, ja historia e Silvester Stalone

Mediale Vip

Nga një lypës në aktor i famshëm, ja historia e Silvester Stalone

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 22:43
Silvester Stalone

Aktori i njohur Silvester Stalone u bë i famshëm nga rolet e tij në filmat e njohur “Roki” dhe Rambo”.

Ai ka pasur një jetë shumë të vështirë para se të bëhej i njohur. Silvester ka lindur në New York, por kushtet e tij ekonomike kanë qenë shumë të këqija, madje ai vet e pranon se ka pasur shumë netë, ku e ka kaluar natën jashtë, duke u detyruar të zgjasë dorën për të lypur.

Aktori kishte arritur deri aty sa të shiste edhe qenin e tij besnik, i cili ndër vite kishte qenë miku i tij më i mirë, njëkohësisht bashkëudhëtari i tij. Dikush i panjohur i kishte dhuruar atij 25 dollarë për atë qen, ndërsa edhe ato pak para u detyrua t’i harxhojë për bukën e gojës.

Vite më vonë Silvester filloi të merret me aktrim dhe ndonjëherë ishte pjesë e telenovelave të lira, vetëm për të fituar pak para, derisa përfundoi në filmin e njohur “Roki”, ku edhe pse u harxhuan me miliona dollarë për regjinë e këtij filmi, ai  u shpërblye me vetëm 235 dollarë amerikanë.

Dyert e suksesit të tij u hapën me filmin “Rambo”, ku roli i tij në këtë film i dha atij me mijëra adhurues dhe të ardhura financiare.

Tani ai është nga aktorët më të pasur dhe karriera e tij është e mbushur me shumë role në filma kryesor.

Edhe pse sot ai është 70 vjeç, ka filluar të ndryshojë komplet pamjen e tij. Mediat amerikane raportojnë se ai është duke përdorur kimikale të ndryshme në fytyrë, të cilat nuk po e rinojnë, por po e bëjnë të duken akoma më keq.

Stalone është mjaft aktiv në Instagram, por fotografitë që publikon nuk janë më edhe aq të pëlqyera dhe të komentuara për shkak të ndryshimit drastik në pamjen e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat