U godit në mes të rrugës, ja çfarë thotë aktori shqiptar

Mediale Vip

U godit në mes të rrugës, ja çfarë thotë aktori shqiptar

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:28
Laert Vasili

(E plotësuar) -  Aktori shqiptar Laert Vasili ka bërë denoncuar në polici faktin se është goditur me grusht, por publikimi i këtij lajmi nuk i ka pëlqyer.

Në lajmin e publikuar në mediat shqiptare, thuhet se Vasili gjatë deklaratës së tij në polici është shprehur se “nuk e ka njohur personin që e dhunoi dhe se nuk ka konflikte me askënd”.

Ndërkohë ai duke folur për median është shprehur se, policia nuk ka bërë mirë që e ka nxjerrë informacionin.

“Ky është informacion personal. Po deshët për shfaqjen mund të flas.”- ka thënë aktori për BW.

***

Rrihet në mes të rrugës aktori i njohur shqiptar

Një person i paidentifikuar ende ka goditur në mes të rrugës aktorin e njohur shqiptar. Burime nga policia kanë bërë të ditur për mediat shqiptare se ditën e djeshme aktori, Laert Vasili ka denoncuar në polici faktin se është goditur në mes të rrugës.

“42-vjeçari Laert Vasili ka bërë denoncim se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është goditur me grusht në kokë, nga një person i paidentifikuar”, thanë burimet policore. Burime nga Policia e Tiranës thanë se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat