Ndodh edhe kjo: Adelina Berisha punësohet në ndërmarrje publike?!

Mediale Vip

Ndodh edhe kjo: Adelina Berisha punësohet në ndërmarrje publike?!

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 17:43
Adelina Berish

Vetëm pak ditë më parë zuri vend në portale me vizitën tek hoxha, e cila në rastësi apo si  pasojë duket se i ka shërbyer mirë këngëtares Adelina Berisha.

Ajo nga tani e tutje nuk do të njihet vetëm si këngëtare, meqenëse tashmë ka nisur një punë të re krahas karrierës në muzikë të cilën nuk e ka ndërmend ta pauzojë.

Prive.al mëson nga burime të sigurta se Berisha është punësuar në pozitë të mirë në një prej ndërmarrjeve publike të vendit.

Me shkollimin e saj me prapavijë të muzikës nuk dihet saktë se si ka mundur të depërtoj këngëtarja e‘T’kom ik’ në pozita administrative por duke njohur ecurinë e avancimeve në detyrë dhe punësimeve në institucione publike, asgjë nuk është për t’u çuditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat