Noizy dhe Ledri Vula me një këngë së bashku?

Mediale Vip

Noizy dhe Ledri Vula me një këngë së bashku?

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 18:26
Ledri- Noizy

Ata janë dy prej reperave më të dëgjuar të vendit tonë. Këngët e tyre arrijnë miliona klikime dhe menjëherë pas publikimit kthehen në hite. Por a do ti shohim ndonjëherë bashkë Ledrin dhe Noizyn?

Përgjigjen për ketë e ka dhënë Vula në një intervistë për emisionin “NIN”.

Në një moment të intervistës, moderatori i ka drejtuar reperit pyetjet e bëra nga fansat në rrjete sociale.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë pyetur Ledrin nëse do të ketë ndonjëherë një bashkëpunim mes tij dhe kolegut nga Shqipëria, Noizyt.

Reperi u përgjigj duke thënë se deri tani nuk ka ndonjë projekt me të mirëpo jetës nuk i dihet e se diçka e tillë edhe mund të ndodh, duke lënë kështu fansta e të tyre në pritje të ditës kur ata ti shohin bashkë.

Ndërkohe që kënga e fundit e Ledrit me titull “A jeni mirë” në tre ditë ka arritur 1 milion e gjysmë klikime në Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat