Flet këngëtarja: Jam abuzuar seksualisht kur isha 8 vjeçare

Mediale Vip

Flet këngëtarja: Jam abuzuar seksualisht kur isha 8 vjeçare

Nga: BOTA SOT Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 17:23
Rebecca Ferguson

Rebecca Ferguson e ka pranuar se është abuzuar seksualisht kur ka qenë fëmijë.

Ish ylli i X Factor e ka pranuar publikisht se ajo ka qenë vetëm 8 vjet kur është sulmuar seksualisht në një shtëpi për fëmijë, përcjell Bota sot.

Panelistët Ruth Langsford, Linda Robson, Saira Khan dhe Penny Lancaster kanë qenë duke folur në lidhje me abuzimin seksual.

Kur Rebecca u pyet për mendimin e saj lidhur me këtë temë, ajo tregoi për rastin që i ka ndodhur dhe shpërtheu në lot.

“Kam qenë e abuzuar kur isha 8 vjet në një shtëpi për fëmijë. Kurrë nuk kam folur më herët për këtë. Ndihesh sikur ti ke bërë diçka gabim”, tha ajo./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat