Pas vdekjes, familja çon në vend ëndrrën e Ergit

Mediale Vip

Pas vdekjes, familja çon në vend ëndrrën e Ergit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:48
Ergi dhe Barbana Dini

Vetëm dy ditë më parë këngëtari 22-vjeçar Ergi Dini u nda nga jeta për shkak të një aksidenti me motor.

Por Ergi nuk la vetëm jetën e tij në mes, gjithashtu edhe ëndrrat dhe muzikën. Mësohet se kishte gati të përfunduara dy këngë, një prej të cilave do të ishte një bashkëpunim me motrën e tij, këngëtaren Barbana Dini.

Bëhet e ditur se gjithçka ishte gati për të nisur xhirimet, madje mbrëmjen e aksidentit Ergi do të takohej me të motrën për të biseduar për xhirimet e klipit që do të niste gjatë këtyre ditëve.

Burimet bëjnë të ditur se familjarët do të kujdesen që dy këngët e fundit të Ergit, kënga solo dhe bashkëpunimi me Barbanën të publikohen për publikun duke çuar në fund atë që talenti nga Shkodra la në mes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat