Sara Kapo: Do të hap një Bordello në Shqipëri!

Mediale Vip

Sara Kapo: Do të hap një Bordello në Shqipëri!

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 18:21
Sara Kapo

Protagonistja e videoklipit “Beautiful”, Sara Kapo, ka qenë e ftuar së fundmi në një emision në “MCN Radio Albania”.

Ajo ka rrëfyer shumë detaje rreth jetës dhe karrierës së saj, ndërsa nuk ka nguruar as tu përgjigjet pyetjeve ‘ngacmuese’ të moderatores, Roza Lati dhe atyre të fansave që shkruan për të.

Në një nga pyetjet, që i adresuan fansat, ishte se cili do të ishte sipas saj sinonimi i shoqërisë shqiptare, dhe Kapo është përgjigjur:

“Jo kaq pyetje të vështira ju lutem. Unë mendoj se rinisë shqiptare duhet t’i hapet një bordello, që të vijnë çunat dhe gocat rehat, dhe kam për të hapë një ditë një Bordello në Shqipëri”, thotë ajo.

Por vetëm pak çaste më pas befasoi edhe Roza, duke u shprehur: “Unë mendoj se duhet të legalizohet bari”.

Ndër të tjera, Sara ka thënë edhe se ndjehet shumë krenare, që është vajza e Ema Andreas, gjithashtu  i është kundërpërgjigjur personave, të cilët janë “tallur” me iniciative bamirëse që ajo ka ndërmarrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat