Majk tregon nëse do të bëhet baba!

Mediale Vip

Majk tregon nëse do të bëhet baba!

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 08:24
Majk dhe Majlinda Zeka

Ndarja mes reperit të Babastars, Majk dhe modeles Majlinda Zeka nuk ka qenë aspak miqësore. Të paktën këtë kanë lënë të kuptohet me deklaratat e tyre në rrjetet sociale dy protagonistët. Por nga dita në ditë po zbulohen detaje të reja të këtij raporti dhe hipoteza të arsyeve të të ndarjes. Ndonëse përflitej prej kohësh, Majlinda Zeka ka konfirmuar shtatzëninë. Modelja, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, nëpërmjet së cilës ka zbuluar se është në pritje të një djali.

“Është një mrekulli e madhe, është një djalë i vogël. Djali im”, ka shkruar Majlinda në rrjetet sociale. Deklarata e saj i ka lënë të “shokuar” adhuruesit e reperit, të cilët kanë aluduar se arsyeja e ndarjes rreth tre muaj më parë mund të ishte pikërisht kundërshtimi Majk për t’u bërë baba.

Megjithatë, reperi në një deklaratë për median, rrëfen se nuk ka asnjë informacion mbi shtatzëninë e ish-partneres së tij. I pyetur nëse arsyeja e vërtetë e ndarjes me Majlinda Zekën ishte shtatzënia e saj, reperi e ka mohuar duke thënë, “Jo. Nuk jemi ndarë për këtë arsye”. Majk rrëfen në vazhdim se me modelen Majlinda Zeka janë ndarë kohë më parë. “Jemi ndarë prej kohësh. Unë nuk di gjë”, shpjegon më tej reperi. Majk ka theksuar se nuk ka dijeni për shtatzëninë e partneres së tij. “Ajo nuk më ka thënë gjë, unë nuk di asgjë”. I pyetur nëse fëmija që pret modelja e njohur është i tij, reperi sqaron se edhe për këtë nuk ka siguri. “Nuk e di, ajo nuk më ka thënë gjë”, përsërit

Majk. Ndarja mes reperit dhe modeles është konfirmuar në fillim të muajit tetor, kur dy personazhet fshinë nga rrjetet sociale fotot e tyre të përbashkëta.

E duke qenë se nga ndarja ka kaluar më pak se dy muaj dhe Zeka është në muajin e tretë të shtatzënisë, hipotezat e komentuesve në rrjetet sociale janë se reperi ka qenë në dijeni të bebes, megjithatë, flitet edhe për një tradhti të mundshme nga Majlinda. Sidoqoftë, deri tani asgjë nuk është konfirmuar, ndërsa modelja ka preferuar të qëndrojë në heshtje sa i takon atësisë së foshnjës që pret. Nga ana tjetër, kur foli pas ndarjes Majk tha se marrëdhënia me Majlinda Zekën kishte zgjatur pak. “Lidhja zgjati katër-pesë muaj, nuk funksionoi”, ka thënë reperi pak javë më parë. Majk rrëfehu se ai nuk ka dashur që lidhja e tyre të bëhej publike, por iu desh ta konfirmonte, pasi ishte kapur mat nga mediat. Gjithsesi, këngëtari i hitit “Ajo” pranoi se ishte “single” dhe se nuk i dëshiron të keqen ish-të dashurës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat