Fevziu rrëfen sekretet e jetës: Ja pse njerëzit më shikojnë çuditshëm në rrugë

Mediale Vip

Fevziu rrëfen sekretet e jetës: Ja pse njerëzit më shikojnë çuditshëm në rrugë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 22:45
Blendi Fevziu

I ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin”, moderatori Blendi Fevziu ka folur rreth eksperiencës së bukur që i përlan ta praktikojë shpesh, siç janë udhëtimet me miqtë por edhe me vajzën e madhe.

“Bëj qejf sa të duash. Udhëtimet i konsideroj qejf. Batoni është një personazh shumë interesant me të cilin udhëtoj shpesh. Kemi qenë në vend të çuditshme. Kemi bërë udhëtime spektakolare. Ishte një zone mes Nigerisë që jemi shokuar. Hymë në një shtëpi dhe pamë gra që mund të ishin nja 150 vjeçe. Në mes të Afrikës. Ishte një zonë që ecnim nga shumë ushtarë nga forcat speciale që na mbronin. Udhëtoj shumë me vajzën e madhe. Shkojmë në qytet dhe j në kaq zona”, ka thënë Fevziu. I pyetur për të ardhmen e vajzës, e cila tashmë është në moshën e adoleshencës, ai iu referua jetës së vetë. “Unë ka jetuar larg prindërve në moshën 11 vjeç. Ajo kërkon të studiojë shumë shpejt jashtë. Mendoj që duke çarë vetë është mirë. por mendoj se një adoleshent është herët për të ikur vetë”, tha Blendi. Moderatori zbuloi edhe një tjetër sekret nga jeta e tij. “Unë eci shumë. 45 minuta rreth një orë e lexoj duke ecur. Eci duke lexuar. Lexoj lajmet e ditës, ndaj shumë njerëz më shikojnë çuditshëm në rrugë”, tha ai. 

Dita nis herët për Blendi, me dy mbledhje pune, një ndërprerje rreth orës 17:00, ku kalon me vajzën e vogël pak orë si dhe përfundon pas mesnate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat