Më në fund Tuna do të zbulojë të vërtetën rreth shtatzënisë

Mediale Vip

Më në fund Tuna do të zbulojë të vërtetën rreth shtatzënisë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 17:07
Altuna Sejdiu

Kohët e fundit, këngëtarja Altuna Sejdiu ka qenë në qendër të vëmendjes së medias, ku është diskutuar më shumë për jetën e saj private sesa atë profesionale.

E ndërkohë që njerëzit vrasin mendjen nëse është apo nuk është shtatzënë, këngëtarja vjen me një tjetër surprizë.

“Zogu” do të rikthehet te “Kënga Magjike”!  Sipas burimeve, ajo do të paraqesë në këtë edicion një baladë, shumë ndryshe nga këngët ritmike që kemi dëgjuar së fundmi.

“Fenix” ishte hiti që e bëri Tunën kryefjalën e vitit 2013, por është e sigurt që balada në “Kënga Magjike” do të jetë një tjetër superhit i këngëtares. Madje thuhet se kjo këngë do të ngjitet në krye të klasifikimeve duke thyer edhe rekordet e vendosura deri tani.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim Tunën të ngjitet në skenë. E gjithashtu kuriozët mund të zbulojnë edhe të vërtetën e shtatzënisë duke e parë këngëtaren “live” te “Kënga Magjike”…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat