Enca zgjedh reperin shqiptar dhe ai nuk është pjesë e “OTR”

Mediale Vip

Enca zgjedh reperin shqiptar dhe ai nuk është pjesë e “OTR”

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 07:52
Enca Haxhia

Këngëtarja Enca Haxhia është sërish e ftuar edhe këtë sezon dimri në koncerte brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që pritet të lançohet kënga e saj e radhës “Love on my body”.

Por teksa ajo ka paralajmëruar se kjo këngë do të kthehet në hit, edhe pse është baladë, le të fokusohemi pak te preferencat e saj të momentit.

Vetëm para disa minutash, Enca ka hedhur në Snapchat një video të shkurtër duke kënduar refrenin e këngës së reperit 2TON, “Ta fali jetën”. Teksa dëgjon këngën, këngëtarja edhe këndon, çka na tregon se ajo e di mirë tekstin e këngës.

Në fakt, Enca është treguar një vajzë mjaft sportive me këtë gjest sepse zakonisht pjesëtarët e grupit “OTR”, ku edhe ajo është pjesë, rrallë herë dëgjojnë muzikë nga këngëtarë jashtë labelit të tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat