Klea Huta prek suksesin, aktore në një serial me “Ertugrulin”

Mediale Vip

Klea Huta prek suksesin, aktore në një serial me “Ertugrulin”

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 22:39
Klea Huta dhe aktori turk

Ky mund të thuhet se ka qenë viti i Klea Hutës. Pas ‘Gjeniut të ‘vogël, Maratonës së këngëspopullore, pjesëmarrjes tek Kënga Magjike, Bukuroshja ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e një seriali turk.

Burimet thanë për BW që Kleado të jetë në këtë serial së bashku me aktorin e mirënjohur për rolin e tij tek Ertugrul. Moderatorja simpatike ka marrë një ofertë të majme për tu bërë pjesë e telenovelës që pritet të nis regjistrimin së shpejti. 

Nuk dihet nëse ky angazhim i ri do ta largojë Klean nga netët finale të Këngës Magjike. Megjithatë një gjë mbetet e sigurt që ky rol do t’i hap dyert në kinematografinë botërore Kleas që e ka provuar veten si aktore edhe më herët ku dhe ka rezultuar e suksesshme. 

Ndaj s’na mbetet gjë tjetër veçse të shikojmë Klean në krah të Ertugrulit për të mësuar rolin që ajo do të ketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat