Kjo ndarje po trondit Hollywood-in!

Mediale Vip

Kjo ndarje po trondit Hollywood-in!

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 12:11
Amal dhe George Clooney

A janë George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal drejt shkurorëzimit?!

Sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi përflitet se Amal dhe George jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri dhe se mes tyre ka zënka të vazhdueshme.

“Lajmërimi i divorcit të Amal dhe George. Ndarja prej 300 milionë dollarësh trondit Hollywood”, ky është kryeartikulli i revistës “OK!”. “Amal dëshiron fëmijë, ndërsa ai jo. Ajo do të marrë një pjesë të pasurisë së tij dhe vilën në Lake Como”.

“Pavarësisht se e duan njëri-tjetrin, ata e kanë kuptuar se duan gjëra të ndryshme në jetë”, ka thënë një burim i brendshëm për këtë revistë.

Burimi ka vijuar më tej duke thënë se kur ata nisën fillimisht lidhjen e tyre, miqtë menduan se ishin një çift perfekt por tashmë disa prej tyre po presin lajmin e ndarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat