Performanca e këngës ‘Akoma jo’ nga Elia dhe Arditi në Këngën Magjike emocionon pafund Aurela Gaçen

Mediale Vip

Performanca e këngës ‘Akoma jo’ nga Elia dhe Arditi në Këngën Magjike emocionon pafund Aurela Gaçen

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 11:43
Elia Zaharia dhe Ardit Gjebrea

Nate e parë gjysmë finale e Këngës Magjike u hap me këngën fituese të edicionit të vitit të kaluar ‘Akoma jo’, të Aurela Gaçes, të cilën e performoi aktorja Elia Zaharia Zogu, së bashku me producentin e këtij festivali Ardit Gjebrea.

Ndërsa këngëtarja e cila ka emocionuar gjithmonë me performancat e saj në festivalin e KM, Aurela Gaçe, që po atë ditë u bë nënë për herë të dytë , duke sjellë në jetë vogëlushen e saj, ka zgjedhur sot të falënderojë Elian dhe Arditin për urimin që i përcollën nga skena gjigante e KM si dhe të gjithë ata që kanë  uruar këngëtaren.

 

Nga t'ja nis me pare? Dua ta nis diten me nje lutje ???? per gjithe ato cifte qe presin te bekohen me nje femije. Lutem lutem me shpirt. ..Ate dite isha shume e lodhur, por di qe ndjeva nje emocion kaq te bukur kur pashe kete urim nga skena , kaq njerezor ky moment ????. Nuk ndodh perdite qe te hap nje Festival , te me duhet te jem ne skene e ne te njejten kohe te sjell ne jete nje jete. E per Abigail do te jete nje kujtim kaq i bukur. Faleminderit Elia & @arditgjebrea per kete dhurate kaq te ndjere????????. Dua t'ju falenderoj te gjitheve ju per nje lume urimesh , jam mahnitur nga gjithe dashuria juaj. Megjithese ne rrjetet sociale ne nuk njihemi personalisht, ju perseri me keni falur nga koha juaj me gjithe keto urime kaq dashamirese.. Dua shume t'ju uroj me shpirt te keni bekime e shume shume dashuri ne familjet tuaja. Nese edhe ju keni pasur lindje femijesh keto dite , dua t'ju uroj qe te rriten prane prinderve ????????????. Faleminderit miqte e mij e familjare. Telefoni u ndez flake nga mesazhet e bukura ????. Kjo dashuri per mua vlen me shume se cdo dhurate.

A video posted by Aurela Gace aG (@aurelagaceofficial) on

'Nga t’ja nis më parë? Dua ta nis ditën me një lutje për gjithë ato çifte që presin të bekohen me një femije. Lutem lutem me shpirt. ..
Atë dite isha shumë e lodhur, por di që ndjeva një emocion kaq të bukur kur pashë këtë urim nga skena , kaq njerëzor ky moment.
Nuk ndodh përdite që te hap një Festival , të më duhet të jem në skenë e në të njejtën kohë të sjell në jetë një jetë. E për Abigail do të jetë një kujtim kaq i bukur. Faleminderit Elia & Ardit  për këtë dhuratë kaq të ndjerë.
Dua t’ju falenderoj të gjithëve ju për një lume urimesh , jam mahnitur nga gjithë  dashuria juaj. Megjithëse në rrjetet sociale ne nuk njihemi personalisht, ju përsëri me keni falur nga koha juaj me gjithë këto urime kaq dashamirëse..
Dua shumë t’ju uroj me shpirt të keni bekime e shumë shumë dashuri në familjet tuaja. Nese edhe ju keni pasur lindje fëmijësh këto ditë , dua t’ju uroj që të rriten pranë prindërve . Faleminderit miqtë e mi e familjare. Telefoni u ndez flakë nga mesazhet e bukura. Kjo dashuri për mua vlen me shumë se çdo dhuratë.”- shkruan Aurela në rrjete sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat