Ja pse Brad Pitt nuk festoi pas ‘Golden Globes’

Mediale Vip

Ja pse Brad Pitt nuk festoi pas ‘Golden Globes’

Më: 11 janar 2017 Në ora: 09:33
Brad Pitt

Ndonëse aktori Bradd Pitt ishte i pranishëm në ceremoninë e ‘Golden Globes’, ai nuk mori pjesë në festën që u organizua më pas, si duket shkak për këtë është beteja e divorcit me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie.

Disa burime të afërta me Pitt, thanë se ai nuk ka dashur të festojë dhe të argëtohet teksa akoma është një betejë ligjore me ish bashkëshorten e tij, aktoren Angelina Jolie për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

“Ai ishte në Globes, ishte në prapaskenë dhe për të prezantuar filmin, e më pas u largua për në shtëpi. Ai është shumë krenar për filmin, dhe ishte aty për ta mbështetur por nuk donte të festonte”, ka thënë një burim.

Aktualisht, Pitt dhe Jolie kanë një marrëveshje që lejon që aktori të vizitojë fëmijët e tij një herë në javë, derisa kohë më parë, ishte aktori ai që kishte pranuar që t’i nënshtrohet një testi për përdorim të drogës dhe alkoolit në mënyrë që t’i takonte ata më shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat