Arta edhe pak javë lindë, por ka dy emra të çuditshëm për fëmijën e parë...

Mediale Vip

Arta edhe pak javë lindë, por ka dy emra të çuditshëm për fëmijën e parë...

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:52
Arta Ramadani me burrin e saj kohën kur ishin martuar

Ish-volejbollistja e Kastriotit, një periudhë e Skenderajt, Prishtinës dhe e Ferizajt, Arta Ramadani, tani trajnere për të reja te Ferizajt, sipas mjekëve do të lindë në muajin mars. Ajo e pret me gëzim fëmijën e parë, por befason se si do ta pagëzojë atë! Ajo ka dy emra, nëse i lindë djalë, e ka me pesë shkronja, nëse i lindë vajzë po ashtu me pesë shkronja.  “Në mars do të lindi fëmijën e parë. Nëse është vajzë do ta pagëzojmë me emrin Volea dhe këtë e kemi zgjedhur bashkë me burrin, sepse ka 4 inicialet e fjalës volejboll dhe shkronja e fundit A ka inicialet tona. Ndërsa nëse është djalë do ta pagëzojmë me emrin Priam i cili ishte mbreti i Trojës. Dhe në gjuhen shqipe do të thotë jam ‘Prijës’, tha Arta për gazetën kombëtare “Bota sot”. Volejbollit po i shtohet një emër nëse lindë vajzë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat