Kur u dashurua The Weeknd me Selena Gomez?

Mediale Vip

Kur u dashurua The Weeknd me Selena Gomez?

Më: 13 janar 2017 Në ora: 12:20
Selena Gomez dhe The Weeknd

Këngëtarja Selena Gomez i inspiroi të gjithë fansat e saj me fjalimin kur fitoi çmimin si Artistja më e Mirë Femër në American Music Awards.

Por ishte një person në veçanti, që u emocionua shumë nga fjalimi i saj. Në fakt është më mirë të thuhet, që u dashurua nga mënyra se si ajo tregoi që në të kaluarën ka pasur probleme me depresionin.

Është ky i dashuri i saj aktual, The Weeknd i cili ishte prekur shumë nga fjalimi i Gomez.

“The Weeknd dhe Selena kanë filluar sërish të kontaktojnë gjatë American Music Awards. Fjalimi i saj e preku atë shumë. Vullneti dhe forca e saj e la atë pa fjalë. Ishte ajo natë kur ai ndjeu shumë për të dhe pikërisht atë natë ia mori numrin e telefonit”, ka thënë një burim i HollyëoodLife.

Përndryshe The Weeknd më herëtë ka qenë i lidhur me supermodelen Bella Hadid, e cila pasi kuptoi që ia filluar lidhjen me Gomez e largoi atë nga Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat