Largimi i Labit nga RTV21 e ka prekur edhe Veselin

Mediale Vip

Largimi i Labit nga RTV21 e ka prekur edhe Veselin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:01
Labinot Gashi

Largimi i pa pritur i moderatorit Labinot Gashi nga RTV 21 ku punoj për 17 vite, ka ngjallur reagime.

Këtë herë ka reaguar ish-banori i Big Brother Albania Vesel Kurtishaj, i cili njihet edhe si mik i afërt i moderatorit.

Veseli i cili para disa muajve është bërë pjesë e PDK’së, ka fol fjalë të mëdha për Labin, për të cilin ka thënë se nuk është televizioni ai që e ka bërë Labin kaq të dashur por vlerat e tij njerëzore.

Ai është shprehur i bindur se njerëzit mezi po presin që Labi të kthehet në ekran

Ky është reagimi i Veselit për Labin:

Ka ba buje keto dite neper portale,  rrjetet sociale e gjithandej lajmi se shoku im, po besoj ne nje fare menyre shoku i krejtve, shoku i gjith atij publiku dhe audience qe e ka ndjek gjith kto vite, Labin ne RTV 21, eshte largu nga TV ne te cilin ai la nje emer kaq te mire.
Ajo qe po du me nenvizu me kete status, si nje njeri qe ka pas rastin me njoft nga afer, ne dite te mira e te keqia, eshte qe karriera e tij e suksesshme ne TV nuk ia solli gjith ket respekt nga shqiptaret gjithandej neper bote, por, eshte ajo cfare Labi perfaqeson si njeri, vlerat njerezore qe ai ka, jashte petkut te Shoë Man-it dhe shkelqimit qe te ofron ekrani, apo Shoëbizi ne teresi, eshte pozitiviteti dhe shpirti i mire qe e karakterizon si qenie njerezore.
Une jam i bindur qe njerezit mezi presin me te pa ne projekte te tjera te rradhes dhe po ashtu jam i bindur qe suksesin ki me pas bashkeudhetare ne cdo hap qe ki me ba tash e tutje.
Peace  [?]  @labinotsgash

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat