Çfarë ka ndodhur me këmbën e Kendall Jenner?

Mediale Vip

Çfarë ka ndodhur me këmbën e Kendall Jenner?

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:40
Kendall Jenner

Në pamje të parë duket si një foto e tre bukurosheve të famshme duke pozuar së bashku në një event hollivudian. Asgjë e re, vetëm materiale standarde Instagrami apo jo?

Mjafton të shihni dhe pak më mirë për të parë diçka shumë të çuditshme tek kjo shkrepje. Njëra nga këmbët e Kendall Jenner është zhdukur plotësisht, aq sa duket sikur modelja 21 vjeçare ka vetëm një të tillë. Ose të paktën ky është shqetësimi që kanë ngritur fansat në komente duke qenë se vetëm njëra nga këmbët është e dukshme.

Edhe pse besojmë që në fund të ditës Kendall i ka të dyja këmbët dhe njëra prej tyre ndohet poshtë fustanit dhe këmbës tjetër, përsëri në këtë pozë mund të ngatërrohesh lehtësisht. Motra e madhe Jenner bën mirë t’i nxjerrë të dyja në dritë dhe të qetësojë ndjekësit e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat