Eliza Dushku lanson dokumentarin për Shqipërinë

Mediale Vip

Eliza Dushku lanson dokumentarin për Shqipërinë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:20
Aktorja e njohur me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku

Aktorja e njohur me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku ka lansuar dokumentarin e saj për Shqipërinë.

Vetë aktorja ka shkruar në profilin e saj në Facebook  duke bërë të ditur këtë lajm.

“Ky shtet i vogël, me zemër të madhe ka kaluar dekada të tëra i izoluar nën komunizëm. Ne jemi shumë të emocionuar që kemi arritur që me dokumentarin tonë të eksplorojmë kulturën e jashtëzakonshme, historinë, dhe kohët moderne të shqiptarëve”, ka shkruar Dushku.

Poshtë përshkrimit, aktorja ka postuar edhe një fotografi ku shihet e veshur me të kuqe derisa me duar bën formën e shqiponjës.

Ky dokumentar që mban emrin “Dear Albania” është xhiruar kohë më parë në Shqipëri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat