Befasuese: “Dhëndri shqiptar” ndahet 63 herë nga e dashura

Mediale Vip

Befasuese: “Dhëndri shqiptar” ndahet 63 herë nga e dashura

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:28
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Aktori turk, Tolgahan Sayisman ka filluar xhirimet e një filmi të ri me aktoren Bade Iscil, e njohur për publikun shqiptar si Shebnem në serialin “Ezel”.

Sayisman, i cili do të martohet me aktoren dhe modelen shqiptare, Almeda Abazi, më 13 Shkurt, krahas përgatitjeve për dasmë po xhiron filmin me titull “Ish i dashuri im”.

Sipas medias turke, “dhëndri shqiptar” dhe Iscil do të luajnë rolin e një çifti që ndahet dhe pajtohet 63 herë.

Filmi planifikohet të shfaqet në kinematë turke në pranverën e vitit 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat