Shfaqet nëna e vajzës së adoptuar të Jolie, kërkon kontakt me të

Mediale Vip

Shfaqet nëna e vajzës së adoptuar të Jolie, kërkon kontakt me të

Më: 18 janar 2017 Në ora: 13:20
Angelina Jolie me vajzën e adaptuar Zahara

Nëna biologjike e vajzës së adoptuar të Angelina Jolie, Zaharas, i ka kërkuar aktores që ta lejojë të rilidhet me vajzën e saj të vogël.

Jolie e kishte adoptuar Zaharan në qershor të vitit 2005-së, kur vajza nga Etiopia ishte vetëm pesë muajsh.

Gjyshja e Zaharas, kishte deklaruar në dokumentet e procedurës së adoptimit, se nëna e saj kishte vdekur nga AIDS-i, mirëpo tani ajo është shfaqur e gjallë dhe kërkon që të ketë kontakt me vajzën.

Gruaja me emrin Mentewab Dawid Lesbio, ka thënë se vajza e saj ishte shumë me fat që u bë pjesë e familjes së famshme.

Ndërsa, aktorja nuk i është përgjigjur Lesbios, e cila po përpiqet ta shohë Zaharan e cila tani është 12-të vjeçare.

“Vetëm dua që ajo ta dijë se jam gjallë dhe dua të flas me të. Nuk dua ta rikthej vajzën por vetëm ta shoh dhe të flas me të”, ka thënë Lesbios për Daily Mail.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat