Johnny Depp nuk përmban emocionet në skenën e Choice Award

Mediale Vip

Johnny Depp nuk përmban emocionet në skenën e Choice Award

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:08
Johnny Depp

Ai la pas një vit shumë të lodhshëm. Nëna e tij i vdiq, dhe martesa me aktoren Amber Heard, shkoi drejt fundit.

Të mërkurën mbrëma, aktori amerikan Johnny Depp është shpërblyer me çmimin në People’s Choice Award.

Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, ai i ka falënderuar fansat e tij që i qëndruan pranë gjatë kohës sa po ndahej nga gruaja.

53 vjeçari majti një fjalim mjaft emocionues duke thënë se është shumë mirënjohës për çmimin.

“Erdha këtu për një arsye, një dhe të vetmen arsye”, ka thënë ai. “Erdha këtu për ju, për njerëzit që më qëndruan pranë në të mirë e në të keq, dhe patën besim në mua. Ju faleminderit. E vlerësoj shumë”, ka thënë Depp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat