JLo më në fund shpjegon lidhjen me Drake

Mediale Vip

JLo më në fund shpjegon lidhjen me Drake

Më: 19 janar 2017 Në ora: 17:17
Drake dhe JLo

Pavarësisht thashethemeve se marrëdhënia e Jennifer Lopez dhe Drake ka marrë një drejtim serioz, ende nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes për këtë romancë.

Por duket se më në fund këngëtarja ka thyer heshtjen lidhur me këto spekulime.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Lopez është pyetur rreth romancës me këngëtarin e hitit “One Dance”.

Edhe pse nuk ka hedhur poshtë faktin se mund të jenë një çift, Lopez ka thënë: “Ai më kërkoi të bënim një këngë së bashku dhe kjo është ajo çfarë kemi bërë së fundmi. Do shohim nëse kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të tij të ardhshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat