Kanye West i rikthehet muzikës

Mediale Vip

Kanye West i rikthehet muzikës

Më: 23 janar 2017 Në ora: 08:37
Kanye West

=Në nëntor të vitit të kaluar reperi Kanye West anuloi të gjitha datat  e mbetura nga turneu i tij “Saint Pablo” pas një përçarje me Beyonce dhe Jay Z, para se të shtrohej në spital.

Por duket se reperi ka vendosur t’i ri ricaktojë datat e tij të anuluara më parë për turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas kësaj, datat për UK dhe Evropë u anuluan, por tani, në bazë të E! News, reperi duket se ka vendosur për të vazhduar turneun e tij pasi ai po ndjehet më mirë.

“Kanye ka disa projekte të papritura të cilat do të bëhen të ditura shumë shpejt, që përfshijnë muzikë dhe koncerte në pranverë. Plus që ai është duke punuar në linjën e tij të modës dhe disa bashkëpunime të tjera”, shpjegoi një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat