Geri Halliwell, nënë për të dytën herë e një djali

Mediale Vip

Geri Halliwell, nënë për të dytën herë e një djali

Më: 23 janar 2017 Në ora: 10:49
Geri Halliwell dhe Christian Horner

Quhet Montague George Hector Horner, peshon 3,5 kg dhe është mirë. Është fëmija i dytë i të bukurës Geri Halliwell, 44 vjeç, dhe burrit të saj Christian Horner, të martuar në maj të 2015.

Edhe këngëtarja e ish grupit muzikor “Spice girls”, është shumë mirë dhe menjëherë ka postuar e kënaqur në Twitter dhe Instagram, lajmërimin e lindjes së fëmijës së dytë, 11 vite pas Bluebell Madonna, babai i së cilës është skenaristi Sacha Gervasi.

Babai i Montague George Hector është Drejtuesi Sportiv i skuadrës së Forrmula 1, Red Bull Racing Christian Horner, të martuar vetëm një vit e gjysëm më parë dhe babai i një vajze , Olivia, të patur nga një marrdhënie e mëparshme. Djali i parë për të dy dhe një vëlla i vogël për dy vajzat e familjes Halliwell-Horner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat