Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez

Mediale Vip

Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez

Më: 24 janar 2017 Në ora: 07:44
Mauro Icardi dhe Maxi Lopez me Wanda Nar

Mauro Icardi dhe Maxi Lopez dikur ishin miq, por gjithçka përfundoi në vitin 2013 kur Wanda Nara që ishte e martuar me sulmuesin e Torinos, zgjodhi të lidhej me futbollistin e Interit.

Së fundmi, Icardi, i cili tash është i martuar me Naran, ka rrëfyer se si kishte filluar gjitha ndërmjet tyre.

Ata ishin shoqëruar disa herë bashkë

“Një ditë para se të nisesha për turneun amerikan, më erdhi një mesazh nga Wanda. Isha i befasuar, sepse zakonisht flisja me Maxin, jo me të. Ajo më kërkoi që t’ia blija një iPad të ri në SHBA që asokohe nuk ishte në shitje në Itali”.

“Ai moment, sidoqoftë, më bëri të mendoj. A e dëshironte Wanda vërtet atë tablet, apo po kërkonte thjeshtë një justifikim që të kontaktonte me mua?”.

“Kur u ktheva në Milano, një nga gjërat e para që bëra ishte që të ritakohesha me Wandan. Duke qenë se duhej t’ia jepja iPad-in e ri, ky ishte një justifikim i përsosur”.

“Ne i shkruam njëri-tjetrit disa herë dhe asokohe filluam të flisnim për ne paksa më lirshëm. Ajo më shkroi: ‘Mauro, ne (Maxi Lopez dhe ajo) po shkojmë të shëtisim në ishujt Aeolian, me Gonzalo Bergession dhe gruan e tij. Pse nuk vjen me ne?’”.

“Padyshim se doja. Derisa isha vet në katin e dytë të anijes, i shtrirë në krevat dhe dëgjoja ‘reggae’, Wanda erdhi papritur dhe u ul pranë meje, pa kurrfarë turpi. Asokohe, lidhja e saj me Maxi Lopezin po përfundonte”, ka rrëfyer Icardi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat