Mel Gibson bëhet baba për herë të nëntë

Mediale Vip

Mel Gibson bëhet baba për herë të nëntë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:30
Mel Gibson dhe e dashura e tij Rosalind Ross

Ylli 61-vjeçar Mel Gibson është bërë baba për herë të nëntë.

Aktori i njohur dhe e dashura e tij Rosalind Ross, 26-vjeçare kanë mirëpritur djalin e tyre të shtunën në Los Angeles.

“Ata janë të lumtur me ardhjen e djalit dhe Larsi është i mrekullueshëm. Familja është përkrah tyre dhe Mel është shumë i lumtur. Ata janë në shtëpi dhe të gjithë janë të lumtur”, ka thënë një burim për revistën People.

Aktori dhe regjisori ka shtatë fëmijë me ish gruan e tij Robyn Moore. Një fëmijë e ka me ish të dashurën Oksana Griogireva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat