Ja çfarë ka bërë Kate Middelton për t'u dukur 10 vite më e re

Mediale Vip

Ja çfarë ka bërë Kate Middelton për t'u dukur 10 vite më e re

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 16:09
Kate Middelton

Ajo mbushi 35 vjeç në 9 janar, një moshë kur femrat fillojnë të mendojnë rreth trajtimeve apo ndërhyrjeve kirurgjikale.

Por dukesha e Kembrixhit ka gjetur një mënyrë tjetër për tu dukur më e re pa përdorur gjilpërën e botoksit, thjesht duke ulur tonin e make up-it të saj. 

Që nga fillimi i vitit 2017, kohë kur ajo hyri në mes të '30 të saj, Kate hoqi vijën e penelit të zi poshtë syve të saj duke u dukur kështu me mollëza më të ngritura, dhe hoqi fjithashtu tonin e errët mbi sy.

Ekspertët thonë se pamja e jashtme e Kate ka ndryshuar duke u dukur rreth 10 vjet më e re.

Sipas revistës së njohur Femail se Kate ka marrë një vështrim më të butë dhe ttë freskët.
Duke ndryshuar disa gjëra në rutinën e saj të kozmetikës, ajo ka arritur të transformojë veten, shkruan Daily Mail. 

Kate, tashmë nënë e dy fëmijëve nuk ka shumë kohë për tu kujdesur për veten. Por duke bërë make up të shpejtë ajo nuk mbulohet shumë dhe thekson vetëm disa pjesë të fytyrës., duke bërë që lëkura e saj të duket më e përsosur.

Peneli
Kate ka qenë gjithmonë e njohur për dashurinë e saj mbi penelin, gjë e cila nuk mbështetej gjithmonë nga estetistët që kujdeseshin për pamjen e saj.
Por duke u bazuar në këshillat e tyre Kate filloi që të bënte një penel më të hollë, vetëm në cepin e syve, duke i bërë ata që të duken më natyralë. 

Ekspertët e bukurisë e cilësoojnë këtë si një veprim që i nxjerr më në pah lëkurën e pastër, të shndritshme dhe të freskët..
Një ton më i errët i syve jep vështrim më të egër por njëkohësisht nxjerr në pah edhe shenjat e plakjes. Peneli i hollë mbi sy mund t'ju bëjë që të rinoheni.

Vetullat
Është toni i vetullave që e bën dallimin më të madh tek dukesha e Kembrixhit. Vetullat e saj kanë ndryshuar me një tonalitet më të lehtë.
Ky make up i jep asaj një shkëlqim të përgjithshëm në fytyrë, duke theksuar ngjyrën e saj të bukur të syve dhe lidhet në mënyrë të përkryer me ngjyrën e ngrohtë të flokëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat