Shërohet Renata e vogël, vajza për të cilën Noizy dhuroi donacion

Mediale Vip

Shërohet Renata e vogël, vajza për të cilën Noizy dhuroi donacion

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 21:29
Reperi Noizy

Reperi i njohur Noizy është shumë aktiv në skenën e muzikës me këngë dhe klipe, të cilat mirëpriten nga fansat dhe marrin miliona klikime në YouTube.

Ndërkohë, ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me adhuruesit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Nuk janë të pakta rastet kur reperi i njohur, ka zhvilluar disa aksione humanitare, duke kontribuar për njerëzit me nevojë.

Një ndër rastet më të ndjeshme ka qenë kërkesa e fondeve për shërimin e foshnjes dymuajshe Renata Balliu, e cila kishte nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit.

 

Every1 say Hello to Reanta ???? She's doing well at last ????

A video posted by NOIZY (@zinizin) on

Ishte pikërisht Noizy, ai i cili i doli në ndihmë familjes së Renatës, duke iu dhuruar atyre një shumë prej 14 mijë eurosh, të cilat do të mbulonin shpenzimet e trajtimit mjekësor që i duheshin.

Mesa duket Renata ka përfunduar me sukses operimin, përderisa reperi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Renatën e vogël, duke treguar se ajo është shëndosh e mirë.

“Renata e vogël, shëndosh e mirë në Spitalin e Romës”, shkruan Noizy në mbishkrimin e fotografisë në Instagram Story.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat