Lady Gaga, fanse e Celine Dionit

Mediale Vip

Lady Gaga, fanse e Celine Dionit

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:31
Celine Dion

30 vjeçarja Lady Gaga mund të mos ketë fituar asnjë çmim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy por duket se një ëndërr tjetër i është realizuar.

Para se të niste ceremonia, këngëtarja e hitit “Poker Face” e ka takuar idhullin e saj, që është hiç më shumë e më pak se këngëtarja tjetër e njohur, Celine Dion.

Gaga duket shumë e emocionuar nga ky moment dhe e përshëndet këngëtaren.

Por duket se këtë ndjenjë dashurie e admirimi nuk e ka vetëm Gaga, por qëndron edhe anasjelltas.

“Unë jam në Grammy dhe e pashë Lady Gaga. Çfarë mund të kërkojë më shumë”, ka shkruar Dion, duke e përshkruar këtë si momentin më të veçantë të kësaj nate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat