Roza pyet Stinën: ‘Ke mundur ta harrosh dashurinë e parë?’ Përgjigja e tij lë me ‘gisht në gojë’ moderatoren

Mediale Vip

Roza pyet Stinën: ‘Ke mundur ta harrosh dashurinë e parë?’ Përgjigja e tij lë me ‘gisht në gojë’ moderatoren

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 15:24
Roza Lati dhe Stine

Ashtu siç u lajmërua edhe disa ditë më parë këngëtari dhe kantautori Stine ishte sot i ftuar i emisionit Hangover nën drejtimin e Roza Latit dhe Ergys Bamcit. Sigurisht vëmendja ishte e madhe për shkak të marrëdhënies sentimentale që Stine dhe Roza kanë patur dikur. Por për meritë të të dyve, ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie shumë miqësore së bashku. Në vazhdën e shumë pyetjeve që Stines iu bënë nga fansat, fokusi ishte pikërisht lidhja me Rozën. Këngëtari nuk ka hezituar fare, por i është përgjigjur me sportivitet të gjitha pyetjeve. “Ke mundur ta harrosh dashurinë e parë?”, pyeste dikush. “Përderisa gjeta një të dytë, normalisht që po!” është përgjigjur Stine, duke shtuar se është totalisht i dashuruar me të ëmën e vajzës së tij Estia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat