Bukuroshi që mahniti Kylie dhe Madonna

Mediale Vip

Bukuroshi që mahniti Kylie dhe Madonna

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 00:50
Jeremy Meeks

Para një viti, Jeremy Meeks ishte pas mureve të burgut, ndërsa sot magjeps Kylie Jenner dhe Madonna në Javën e Modës në New York. Kaliforniani i njohur si ‘Krimineli Hot’ ka sfiluar për koleksionin e dimrit të stiluesit Philipp Phlein.

Image

Kylie Jenner dhe mbretëresha e popit, Madonna kishin zënë vend në rreshtin e parë dhe e vështronin të mahnitura. Jeremy ka qenë në burg në 2014 sepse e kanë arrestuar për armëmbajtje të jashtëligjshme. Ai u bë i njohur nga një foto si kriminel e postuar nga departamenti i policisë në Facebook dhe tani po bën karrierë si model.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat