Këngëtari shqiptar akuzon Bebe Rexhën: Më ka vjedhur këngën!

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar akuzon Bebe Rexhën: Më ka vjedhur këngën!

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 11:38
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ajo që është vënë në qendër të akuzave për vjedhje nga këngëtari Valton Krasniqi.

Valtoni tregon se kënga “Hey Mama” është marrë nga repertori i këngëve të regjistruara nga ai dhe i është shitur DJ të njohur David Guetta.

“Pamë që kënga ishte shumë e ngjashme dhe bashkë me avokaten time bëmë gati procedurat gjyqësore. Por pamë që ajo kompani ishte mjaft e fuqishme, kompania që mbron këngëtarët dhe e pamë të arsyeshme mos të hapnim të tilla probleme”, – ka thënë Valtoni.

Ndërkohë, kënga për të cilën flet Krasniqi mban vulën e David Guetta-s dhe është e publikuar në Youtube nën emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat