Mariah Carey feston Shën Valentinin me të dashurin 13 vjet më të ri

Mediale Vip

Mariah Carey feston Shën Valentinin me të dashurin 13 vjet më të ri

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Mariah Carey me të dashurin e saj Bryan Tanaka

Ka disa muaj që ajo është në një lidhje dashurie me koreografin e saj të vallëzimit Bryan Tanaka.

Këngëtarja Mariah Carey është parë në krahët e djaloshit që kur i dha fund fejesës me milionerin James Packer.

Ndërsa të martën Mariah Carey ka festuar Shën Valentinin me të dashurin 33 vjeçar, duke publikuar fotografi në Instagram ku ka mbi 5 milionë ndjekës.

46 vjeçarja, ka shfaqur pushimet romantike me të dashurin duke u larë në vaskë me nga një gotë shampanjë në duar.

Nëna e dy fëmijëve dukej mjaft në formë në biline dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë pranë të dashurit të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat