Silva Gunbardhi qan në studio: Foto që s’dua ta kem as në telefon

Mediale Vip

Silva Gunbardhi qan në studio: Foto që s’dua ta kem as në telefon

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 18:24
Silva Gunbardhi

Këngëtarja ka rrëfyer operacionin në sy. Ka qarë dhe ka treguar se donte vetëm shpëtim, të bëhej mirë teksa tha se kishte gjetur guximin për te bëre operacionin. E ftuar te emisioni i Rudinës, Silva tha se tani është shumë mirë. Sipas saj i vetmi siklet që kishte qenë ishte mpirja dhe gjilpëra që i kishin bërë.”Jashtë skenës dhe ne jemi njerëz me probleme si gjithë te tjerët” tha këngëtraja.

Në një rrëfim prekës, tërë emocion dhe lot, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Silva Gunbardhi ka rrëfyer dhimbjen dhe panikun që ka përjetuar para operacionit shumë të rëndësishëm për të në sy. Ajo është përlotur kur në ekranin e televizionit Klan, në emsionin e Rudina Magjistarit ku ajo me kirurgun që e operoi ishte e ftuar, u shfaq për herë të parë një foto pas operacionit e Silvës, për të cilën kjo e fundit u shpreh teksa lëshoi lotë: “Është një foto që unë e shfaq për herë të parë tek ty dhe ëhstë një foto që unë s’dua ta shikoj, nuk dua ta kem as në telefonin tim”. Tashmë Silva tha se ndodhet në gjendje shumë të mirë pas operacionit në sy dhe shikimi është normalizuar.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Silva Gunbardhi, lajmëroi para pak ditësh në Instagram se do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Ajo shkruante se mjeku i ka dhënë një shpresë se ajo mund të shikojë normalisht. Nuk dihej më parë që Silva ka pasur probleme me sytë.

“Jam mësuar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim”, shkruante këngëtarja. Në statusin më poshtë, Silva çuditi fansat e saj duke rrë- fyer dhe më shumë nga gjendja e saj ekonomike, edhe pse flitet se fiton shumë para nga koncertet.

Ja çfarë thotë Silva më tej: “Ndodh që figurat publike të shikohen si perfeksion, por askush nuk është perfekt! Të gjithë kemi të meta, probleme! Jam më- suar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim. Pres me ankth ditën e nesërme, ku jam e detyruar t’i nënshtrohem një operacioni në sy! Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpresë, që unë mund të shikoj më në fund si njerëzit normalë. Nëse keni kohë, lutjuni Zotit për mua!”, shkruante ajo.

Operacioni shkoi me sukses dhe e pyetur nga “Panorama” pas ndërhyrjes, Silva rrë- feu se ky kishte qenë një problem i vërtetë, që kishte pasur në jetën e saj. “Gjithë kohës me lente në sy. E keni parasysh ndjesinë e vazhdueshme kur të hyn diçka në sy dhe vuan gjithë ditën? Unë kisha mbi 10 vjet me këtë ndjesi”, tha ajo. Ndërkohë ajo ndau me ne dhe një surprizë që i kishte bërë doktori, pas ndërhyrjes. “E dini çfarë më ndodhi? Pagesën e operacionit e kisha bërë me bankë. Por kur shkova pas operacionit për vizitë, doktori më tha: “Silva ke dy opsione, ose të t’i kthejmë mbrapsht paratë, ose zgjidh dikë që ka nevojë për ndihmë e ta ndihmosh me këtë shumë. Unë zgjodha të ndihmoj një fëmijë të vogël sa djali im”.

Pyetjes se sa kishte kushtuar ndërhyrja, ajo iu përgjigj: “Eh, ç’pyet, duhet të punoja shumë për t’i hequr ato para mënjanë!”. Sa i takon jetës private, Silva ka krijuar një familje të bukur me këngëtarin Dafi Derti, dashuri nga e cila erdhi në jetë Dalvi, djali i tyre që bën dy vjeç këtë verë. Historia e tyre lindi gjatë xhirimeve të klipit hit “Të ka lali shpirt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat