Ylli më i bukur i skenës shqiptare lancoi "Çka ke hup", Lena vjen fuqishëm në muzikë

Mediale Vip

Ylli më i bukur i skenës shqiptare lancoi "Çka ke hup", Lena vjen fuqishëm në muzikë

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 16 shkurt 2017 Në ora: 16:04
Lena

Lena këngëtarja bukuroshe që po e bënë publikun për vete. Që në fëmijëri është bërë pjesë e një kori muzikor në Gjermani, ku ka kënduar për pesë vite. Si tetë vjeçare ka mbajtur koncerte në qytetin e Lindaut.

Ka vokal dhe pamje të mrekullueshme, andaj duket se Zoti është treguar mjaftë bujar me të. Këngëtarja thotë se tashmë ka nis me realizimin e vërtet të ëndrrës. Lena, ky është emri më i ri që i është shtuar skenës muzikore. Është vetëm 17 vjeç dhe është rritur me ëndrrën për tu bërë këngëtare e njohur.

Këto ditë ajo ka lancuar edhe projektin e parë muzikorë, këngën me titull “Çka ke hup”, këngë kjo e punuar nga një kast profesionistësh e ekspertësh hitesh, si Ilir Berani që e ka krijuar muzikën dhe tekstin, inçizimi është bërë tek Florent Boshnjaku dhe orkestrimi nga Ardian Kastrati. Videoklipi i këngës “Çka ke hup” është punuar nga produksioni “EMF Creative”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat